Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë njofton se mirëpret vendimin e Qeverisë për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike (KEK).

Sipas Ambasadës, kandidatët e emëruar janë rekomanduar nga ekspertët britanikë.


"Mirëpresim vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe urojmë të sapoemëruarit e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut. Procesi i rekrutimit është mbështetur nga Projekti i Rekrutimit dhe kandidatët e emëruar janë rekomanduar nga ekspertët britanikë", thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka emëruar Bordin e KEK-ut dhe të ndërmarrjes Trepça.

Për Bordin e KEK-ut, kanë aplikuar 72 kandidatë, ndërsa janë emëruar Skënder Haziri - kryesues, Merita Kasapolli - anëtare, Berzat Halili - anëtar, Valbona Raifi Deshishku - anëtare, Mustafa Pllana - anëtar dhe Valdrin Krasniqi - anëtar. /Telegrafi/