LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Kiev u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

Ambasada amerikane në Kiev u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

Ambasada amerikane në Kiev, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që akoma gjenden në Ukrainë, që të largohen nga ky vend, pas raportimeve të shumta që Rusia mund të rrit përpjekjet për sulme të reja ajrore.

Në një kumtesë të Departamentit amerikan të Shtetit, qytetarët amerikanë këshillohen që të largohen nga Ukraina, duke përdorur transportin tokësor si opsionin më të sigurtë, transmeton Telegrafi.

Ambasada gjithashtu ka shpërndarë këshillat se çfarë veprime duhet të ndërmarrin qytetarët amerikanë në rast se gjenden në situata të rrezikshme.


Parashutisti rus: Arsyetimet e Putinit janë gënjeshtra, nuk kishim ushqim – mbeturinat i shndërronin në “batanije” për t’u ngrohur
Lexo po ashtu Parashutisti rus: Arsyetimet e Putinit janë gënjeshtra, nuk kishim ushqim – mbeturinat i shndërronin në “batanije” për t’u ngrohur

“Nëse dëgjoni shpërthime të fuqishme apo nëse aktivizohen sirenat, menjëherë strehohuni diku. Nëse jeni në shtëpi apo ndërtesë, shkoni në katin më të ulët dhe qëndroni ku ka mure të trasha dhe mbyllni dyert – qëndroni larg dritareve”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka lëshuar këtë kumtesë, pasi inteligjenca amerikane ka njoftuar se Rusia do të rrit përpjekjet për të kryer sulme mbi infrastrukturën civile në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori