Gjigandi amerikan në tregtinë online Amazon, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka shënuar rritje të të ardhurave për 38 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Në njoftimin e publikuar nga Amazon, përcjell Telegrafi, të ardhurat në tremujorin e fundit të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, kanë shënuar rritje për 38 për qind, konkretisht 60.5 miliardë dollarë. Ndërmarrja, në vitin 2016 kishte realizuar të ardhura prej 43.7 miliardë dollarësh.
Duke theksuar që fitimi neto prej 749 milionë dollarësh i Amazonit i realizuar në tremujorin e fundit të 2016 është shndërruar në 1.9 miliardë dollarë vitin e kaluar, në njoftim më tej thuhet se nënshkrimi i ligjit të ri për tatime nga presidenti i SHBA-ve, Dondald Trump, ndërmarrjes i ka siguruar 789 milionë dollarë shtesë.
Një njoftim gjithashtu u theksua se parashihet që të ardhurat e ndërmarrjes në tremujorin e parë të këtij viti të jenë mes 47.7 dhe 50.7 miliardë dollarë ndërkaq fitimi neto të lëvizë nga 300 milionë në 1 miliard dollarë.
Edhe përkundër faktit që aksionet e Amazonit në Bursën e New York-ut, sot në orët procesuese kanë shënuar rënie për 4.2 për qind, pas rimëkëmbjes nga fuqizimi i bilancit të tremujorit të katërt, u rritën në 1.448 dollarë dhe i rifituan humbjet e ditës së sotme.
Amazon, me vlerë prej afro 670 miliardë dollarë në treg, zë vendin e katërt në ndërmarrjet më të vlefshme në botë si dhe themeluesi dhe menaxheri i lartë ekzekutiv Jeff Bezor, me pasurinë në vlerë prej 115.7 miliardë dollarë zë vendin e parë në botë në listën e miliarderëve.
Sipas raportit ‘500 markat më të vlefshme të botës – Global 500 2018’ të publikuar nga organizata Brand Finance që merret me vlerësimin e markave ndërkombëtare me vlerën prej 151 miliardë dollarëve, Amazon renditet e para si marka më e vlefshme në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës