Amanda Holden ka rikrijuar një nga imazhet më ikonike të botës së sportit për një fushatë bukurie të Wimbledonit.

54-vjeçarja britanike pozoi për Revive Collagen, duke publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me një veshje sportive rozë dhe një fund të palosur, të cilin e ngriti për të zbuluar të pasmet – në një homazh për fotografinë e famshme të vitit 1977, ku Fiona Butler pozon pa të brendshme në një fushë tenisi.


“E paturpshme? Po të pëlqen Wimbledon?” shkroi Amanda në përshkrimin e fotos, duke e shoqëruar me emoji dielli, shkruan DailyMail.

Pak ditë më parë, Holden mori pjesë në një garë go-karting në Londër kundër ish-pilotit të Formula 1, Jenson Button.

E veshur me një kostum ngjyrë kafe nga The Frankie Shop dhe Mint Velvet, ajo tërhoqi vëmendje me pamjen e saj elegante dhe entuziazmin në pistë, ndonëse Jenson doli fitues.

Amanda njihet për stilin e saj të guximshëm dhe shpesh ndan me ndjekësit përzgjedhjet e saj të modës – këtë herë, një "pantallonë e gjerë që duket si fund", siç e përshkroi vetë ajo me humor në Instagram. /Telegrafi/