LAJMI I FUNDIT:

AMA- KPM tryezë rajonale për impelemtnimin e Direktivës 2018/1808 të BE-së

AMA- KPM tryezë rajonale për impelemtnimin e Direktivës 2018/1808 të BE-së

Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM zhvilluan një takim pune në Tiranë.

Kryetarja e Autoritetit, Armela Krasniqi dhe kryetari i KPM-së, Xhevat Latifi diskutuan mbi çështje me të cilat përballen dy institucionet që ata drejtojnë.

Implementimi i Direktivës 2018/1808 është një nga detyrimet që rrjedh nga angazhimet e ndryshme ndërkombëtare të dy vendeve dhe si e tillë ajo kërkon vendimmarrje dhe angazhim tërësor të dy institucioneve.


“AMA dhe KPM shkëmbyen informacion për punën e deritanishme në këtë drejtim duke u fokusuar tek mënyra që secili vend do ta implementojë. Direktiva 2018/1808 trajton një sërë çështjesh, të cilat kërkojnë rregullim në median audiovizive dhe aktualisht është implementuar tërësisht pothuajse nga të gjithë vendet e BE-së”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Krasniqi dhe Latifi u dakorduan për zhvillimin e një takimi rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në implementimin e Direktivës dhe marrjen e praktikave më të mira nga shtetet të cilat kanë avancuar në këtë drejtim.

Një peshë të rëndësishme në bisedë pati edhe draftimi i ligjit të ri për median audiovizive në Kosovë, mbi procesin e digjitalizimit, çështje për të cilat u diskutua dhe u shkëmbyen mendimet dhe eksperienca që AMA ka pasur gjatë hartimit të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” apo mbi procesin e digjitalizimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori