LAJMI I FUNDIT:

ALLWEB ALBANIA – Event për ata që punojnë dhe jetojnë ‘dixhital’

ALLWEB ALBANIA – Event për ata që punojnë dhe jetojnë ‘dixhital’

Edicioni 5 i konferencës unike të biznesit dixhital premton shumë risi.

Është viti i pestë që AllWeb mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të biznesit dixhital.

I nisur si një event me synim edukimin e tregut mbi industrinë e marketingut dixhital në vitin 2012 në Shkup dhe në vitin 2016 në Tiranë, tashmë ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të organizohet më 2 nëntor tek Katedralja Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”.


Sipas një njoftimi, fokusi i prezantimeve këtë vit dhe spektri i folësve është më i zgjeruar duke sjellë risi në përmbajtje.

Dhe disa nga temat e përfshira në këtë edicion do të trajtojnë:

Digital marketing

+ Web3

+ Metaverse

+ Creativity

+ Content creation

+ Business strategy

+ User experience

+ Analytics

Më shumë se 250 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët drejtuesit e nivelit të lartë në biznes, sipërmarrës vizionarë, inovatorë, menaxherët e marketingut, agjensitë e reklamave, ekspertët e komunikimit dhe PR, persona që punojnë në media, drejtues të bizneseve të vogla, konsulentë biznesi, studentë e të rinj të apasionuar ndaj inovacionit etj.

Koncepti është që të ketë shumë prezantime të shkurtra, por jashtëzakonisht të dobishme të shoqëruara me sesionin e Q&A (pyetje-përgjigje) dhe panele për një diskutim më të thellë mbi temat që lidhen me sfidat e përbashkëta në tregjet rajonale e më gjerë.

Biletat janë të vlefshme

me Zbritje Early Bird

edhe për pak ditë!

Pjesa e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me aktorët kryesorë të industrisë përfshihet gjithashtu në paketë.

Njihuni me disa nga folësit e konferencës:

Pelpina Trip – Trajnere Smartphone Video/Folëse/Autore

Pelpina është krijuese e videove, trajnere, folëse dhe autore ndërkombëtare bestseller. Misioni i saj është t’u japë kompanive instrumentin e duhur, njohuri dhe besim për të krijuar video për sipërmarrjen, video efektive dhe që angazhojnë audiencën.

Ajo e bën këtë përmes trajnimeve online, komunikimit, coaching, këshilla të personalizuara dhe me librat e shkruar. Por, më e rëndësishmja, ajo bën shumë video. Çdo ditë ajo është para ose pas kamerës (zakonisht smartfonit të saj).

Për më tepër, ajo vazhdimisht shkarkon dhe teston App-et e fundit për video, duke e mbajtur një sy hapur në trendet më të fundit të prodhimit të videos.

Pavlo Pedenko – Senior Product Manager @Wise

Ai ka punuar më parë si Menaxher për Rritje tek Preply dhe Menaxher Produkti tek MacPaw. Krahas punës së tij të përditshme, Pavlo bashkëthemeloi fondacionin KOLO – një fondacion bamirës, që mbështet ushtrinë ukrainase.

Ai është themelues i Global Hack Weekend, hakatoni më i madh në Evropë. I interesuar në Edtech dhe Algoritmet.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

Faton Sopa – Bashkëthemelues/CEO @Manaferra

Me një diplomë master në Digital Marketing & aftësi të fituara për programim, Fatoni ka ndihmuar qindra biznese të rriten online që kur ishte 15 vjeç. Duke përdorur aftësinë e tij në Digital Marketing, ai ndihmon bizneset në shumë industri si, edukim, publikime, eCommerce dhe udhëtime, duke përdorur fuqinë e SEO dhe Analytics, për të krijuar vlerë për njerëzit.

Në 2014 bashkëthemeloi “Manaferra”, një agjensi e specializuar në konsulencë për SEO, Analytics, Digital PR dhe Content Marketing.

Ai është gjithashtu autor i podkastit “Mjeshtërimi i edukimitnë marketing”.

Për informacione të mëtejshme mbi programin dhe folësit, dhe biletat ju lutem vizitoni www.allweb.al