Allegri flet për fitoren e tetë radhazi në kampionat, paralajmëron edhe Napolin për ndeshjen e ardhshme

Juventusi ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Udineses, pasi e mposhti me rezultat minimal 1-0.
Ka mjaftuar një gol i Danilos në fund të ndeshjes nga afërsia për t’i dhënë tre pikë të mëdha Zonjës së Vjetër në përballje me skuadrën tjetër bardhezi.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për fitoren duke thënë se janë duke bërë një rrugëtim të bukur pasi tani kanë tetë fitore radhazi në kampionat.
“Jemi duke bërë një rrugëtim që për momentin është i bukur. Në Kremona kemi bërë një paraqitje të mirë, ndërsa ndaj Udineses kemi bërë akoma edhe më mirë. Në pjesën e dytë jemi rritur dhe kemi krijuar raste”.
“Jemi në një gjendje të mirë fizike, por mbi të gjitha mendore. Duhet të vazhdojnë të punojmë në heshtje, morëm në fitore të rëndësishme”, u shpreh Allegri.
Allegri ka folur edhe për argjentinasin Angel Di Maria, i cili ndaj Udineses u rikthye nga një lëndim.
“Di Maria ka luajtur 60-70 minuta në nivele të mira. Vinte nga një moment që ishte ndalur për shkak të kushteve fizike. Ka bërë një paraqitje të mirë dhe jam i lumtur me të, por jam i lumtur gjithashtu me të gjithë djemtë, kanë luajtur me zemër dhe dëshirë. Është e rëndësishme që t’i rikuperojmë të gjithë, sepse kemi nevojë të rikuperojmë energji fizike dhe mentale”, tha Allegri.
Tutje Allegri foli edhe për objektivat e Juves ku të premten luajnë pikërisht ndaj liderit Napolit dhe synojnë fitore për ta shkurtuar edhe më shumë diferencën.
“Të premten do të jetë një ndeshje e bukur. Në Napoli është gjithmonë bukur të luash, por ne duhet të mendojmë hap pas hapi. Napoli është gjithmonë favorit për titullin kampion. Nëse duam të rrisim pritshmëritë, duhet edhe të përmirësojmë paraqitjet”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shqipëria U21 shpall listën për dy ndeshjet e radhës, FSHF merr një tjetër talent nga Kombëtarja e Kosovës

Tebas i kundërpërgjigjet Ancelottit dhe Real Madridit: Ju kërkuat ndryshimin e orarit për një tjetër ndeshje

Gavi befason të gjithë me deklaratën e tij: Pedri e meriton Topin e Artë

Gjiganti evropian bën hapa para, gati të paguajë klauzolën e Nico Williams

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Minutat e pakta në vitin e parë, Endrick merr vendimin për të ardhmen

Liverpool fillon bisedimet me yllin e Kombëtares së Anglisë, për transferimin e tij nevojiten mbi 80 milionë euro

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

Manchester United i mbyll derën Pogbas, francezi nuk do të rikthehet në Old Traford

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE