Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se pika shtatë e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Uashington e cila ka të bëj me Liqenin e Ujmanit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Aliu gjatë një konference për medie tha se kjo pikë e kësaj marrëveshjeje është jetike, teksa u shpreh se me nënshkrimin e një dokumenti pjesë e së cilit është edhe ndarja e Liqenit të Ujmanit, i ka hapur një derë të madhe Serbisë në Kosovë.
“Pika shtatë është njëra ndër pikat më jetike të dokumentit të zotimeve në Uashington të nënshkruar nga zotëri Hoti, ajo që ka të bëj me ndarjen e Liqenit të Ujmanit me Serbinë. Sipas këtij dokumenti, Liqeni i Ujmanit do të ndahet, pra Serbia do të jetë bashkëpronare apo Serbia pranohet si hisenik në Ujman. Kjo pikë e dokumentit të nënshkruar ka bërë hapjen e një dere të madhe, për Serbinë në Kosovë. Derën e cila Serbia tash e sa vite po provon ta hap me presion, atë të të qenit bashkëpronare dhe diskutimit të pronave në Kosovës dhe e arriti në Uashington”, tha Aliu.
Aliu tha se “…pranimi që do të diskutohet për pronësinë mbi Ujman dhe pranimi që ai të ndahet me Serbinë, përbën një precedent i rrezikshëm, që në fund ka shkatërrimin e shtetit të Kosovës që Serbia e synon dhe që e mundësoi zotëri Hoti me delegacionin e tij në Uashington”.
Sipas deputetit të LVV-së, pika shtatë e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Kjo pikë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, konkretisht me Nenin 2 të paragrafit 2 të Kushtetutës së Kosovës, ku integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës janë të përcaktuara me këtë Kushtetutë janë elemente të veçanta të ekzistimit të shtetit të Kosovës”, tha Aliu.
Ai u shpreh se pika e shtatë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington shkel nenin 121 dhe nenin 122 të Kushtetutës së Kosovës.
“Meqë kjo pikë e marrëveshjes parasheh ndarjen e Liqenit të Ujmanit, shtrohet pyetja, si mund të ndahet ai, praktikisht? E dimë që diga është në territorin e Kosovës dhe rrjedhja e lumit është në drejtim të brendisë së Kosovës, si po u ndaka uji atëherë. A do të thotë që i lejohet Serbisë qasje deri të Diga, pra a do të zhvendoset kufiri, apo ne t’i paguajmë harraq Serbisë? A është kjo pika e ndarjes së Ujmanit në linjën e ndarjes së territorit, ngjashëm me ndërrimin e trasesë së hekurudhës, me kërkesë të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, i cili deklaroi se ia arritëm ta lidhim Serbinë e Kosovën përmes Merdares, e që të mos lejojmë marrjen nën kontroll të stacioneve hekurudhore, në veri nga Republika e Kosovës”, tha Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës