LAJMI I FUNDIT:

Alibeaj: Procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës

Alibeaj: Procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj tha sot se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

Në një komunikim me gazetarët, Alibeaj ka shtuar se ky proces nuk duhet të shkojë deri në raundin e katërt të votimit në Kuvend, ku, siç e parashikon dhe Kushtetuta, presidenti mund të zgjidhet vetëm me votat e shumicës.

“Duhet ta nisim me këmbën e mbarë, duke respektuar Kushtetutën dhe traditën e deritanishme të zgjedhjes së presidentit. Kushdo, në një ngjarje kaq të madhe, në zgjedhjen e presidentit, procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Kjo duhet të jetë qasja”, ka thekusar Alibeaj.


“Të gjithë e dinë procedurën. Në raundin e katërt ai zgjidhet me votat e mazhorancës, kjo nuk do të duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf. Kjo e bën groteske dhe jo serioze dhe tregon qëndrimin real të mazhorancës. Grupi i PD do të mbajë qëndrimin mbi procesin, produktin dhe kriteret. Tashmë është rutinë mbledhja e grupit, do të duhet ta vazhdojmë që kolegjialiteti të prevalojë mbi gjithçka”, u shpreh Alibeaj, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori