LAJMI I FUNDIT:

Alexei Navalny hyn në grevë urie në burg

Alexei Navalny hyn në grevë urie në burg

Lideri rus i opozitës ruse, Alexei Navalny ka hyrë në grevë urie.

Kështu së paku ka njoftuar vet politikani rus përmes llogarisë personale në Instagram.

Kundërshtari i presidentit Vladimir Putin me ndihmën e avokatëve, pohoi se donte të bindte menaxhmentin e burgut në të cilin ndodhet për t’i siguruar kujdesin e duhur shëndetësor.


Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Alexei Navalny kërkon injeksione qetësuese për dhimbje të këmbës
Lexo po ashtu Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Alexei Navalny kërkon injeksione qetësuese për dhimbje të këmbës

“Unë fillova një grevë urie, duke kërkuar që ligji të respektohet dhe të lejohet një vizitë tek mjeku që unë zgjedh”, tha Navalny.

Ndryshe, kujtojmë se Navalny po vuan një dënim me burg për shkeljen e burgimit me kusht. /Telegrafi/