Mbrojtësi i Liverpoolit, Trente Alexander-Arnold ka shkruar emrin e tij në historinë e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli ka arritur finalen në dy sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, pas asaj të vitit të kaluar me Real Madridin dhe tani me Tottenham Hotspur.


Kjo finale e dytë radhazi është histori në vete për mbrojtësin anglez të Liverpoolit, Alexander-Arnold.

Alexander-Arnold bëhet lojtari i parë nën 21-vjeç që luan dy finale radhazi të Ligës së Kampionëve si titullar.

Anglezi i talentuar momentalisht ka vetëm 20 vjet e 237 ditë, por është njëri nga më të mirët në botë në rolin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app