Gazmend Aga
Njerëzimin nuk e bashkon veç gëzimi, por dhe trishtimi. E tillë ishte ndërgjegjja e njerëzve të thjeshtë anembanë botës pas pamjeve të trishta nga Alepo.
Këto pesë vite lufte e masakra na kanë bërë të besojmë se sirianët janë jetimët e shekullit.
Qindra mijëra të vdekur e plagosur, mbi 12 milionë të shpërngulur brenda një harku kohor marramendës, e kthyen Sirinë në tragjedinë e mileniumit të tretë.
Si besimtar dhe qenie njerëzore, nuk mund t’i mbash lotët përballë dhimbjes siriane. Megjithatë, “zjarri djeg aty ku bie”! Askush prej nesh nuk e ndjen apo kupton realisht atë që po ndodh. Atë e dinë veç nënat e baballarët, të cilëve u ka mbetur streha bosh; po ashtu e kuptojnë më së miri jetimët, që përveç se nuk kanë një dorë që të kujdeset e përkëdhelë kokën, s’kanë më as strehë.
Zërat e ndërgjegjes së myslimanëve u munduan ta mbajnë të shuar këtë zjarr, por s’ia dolën. Të paktë ishin ata që u përpoqën për paqen. “Në paqe ka mirësi”, thotë Zoti në Kuranin Famëlartë, por ja që njeriu jo gjithmonë ndjek porositë e tij.
Kur çdo gjë nisi, u harrua se nuk ka buzëqeshje në luftë, u harrua se ajo do të sillte plagë, u harrua se paqja më e keqe është më e mirë se lufta, u harrua se në luftë nuk ka më poezi, art, besim, këngë, shoqëri, xhami, kishë por as dashuri.
Në luftë ka dhimbje, në luftë ka lot.
Ajo që ndodhi në Siri nuk lëndoi veç zemra paqedashësish, ajo lëndoi dhe familje shqiptarësh, bijtë e të cilave u bënë pjesë e një lufte që s’na përket. Qindra shqiptarë lanë familjet dhe hallet e vendit të tyre dhe shkuan të zgjidhin “fitnen”, ose kaosin në një vend të panjohur për ta. Mes tyre ishin shumë të cilët u mashtruan, disa nga varfëria, disa pikërisht nga ideologjia që i hodhi benzinë zjarrit.
Sapo pashë pamjet nga Alepo, përjetova dy ndjenja: E para, dhimbje rreth asaj që po ndodh dhe klithma e heshtjes ishte “Kur do të gjejnë paqe o Zot?”; dhe, e dyta: Nuk duhet të gabojnë përsëri shqiptarët e mi.
Nuk duhet të jemi më pjesë e asaj që po ndodh atje. Të lutemi për çdo viktimë në Siri, të lutemi që ndjenjat e zilisë, urrejtje, etjes për pushtet dhe pangopshmërisë të shkulen nga zemrat e njeriut! Të lutemi e të punojmë që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë, por pa u bërë më pjesë e thirrjeve për “xhihadin e shastisur” në Siri!
Sot më shumë se kurrë, u vërtetuan zërat e atyre që pesë vite më parë thonin se Siria nuk ishte “xhihadi” ynë. Konfirmuam me sytë tanë faktin se në të vërtetë, ‘xhihadi’ ynë është lufta me egon, përkujdesja për familjen, shoqërinë dhe puna e ndershme për një Shqipëri më të mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet