‘Aleanca për Shqiptarët’ padi kundër koalicionit RDK-Uniteti me të të njejtin emër (Video)
Partia “Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës ka dorëzuar deri në Gjykatën Administrative aktpadi kundër “Koalicionit parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët RDK UNITETI” për shkak të kontestit me përdorimin e emrit dhe emblemës së njëjtë në listat zgjedhore.
Çështjen e padisë kundër “Koalicionit parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët RDK UNITETI” , për Alsat M e vërteton avokati i partisë ‘Aleanca për Shqiptarët’ të Ziadin Selës, Halil Fetai. Gjykata Administrative ka afat prej 48 orësh nga momenti kur dorëzohet padia, që ta shqyrtojë të njëjtën dhe të jep mendimin e saj lidhur me lëndën përkatëse.
Nga ana tjetër Vesel Memedi i RDK-së insiston se nuk heq dorë nga emri, ngjyrat dhe logoja e partisë, dhe se në zgjedhjet lokale do të garojnë me po të njëjtin simbol. Ditë më parë partia e Selës kërkoi nga KSHZ-ja shqyrtimin e kësaj çështjeje, por nga ky institucion thanë se një gjë e tillë nuk është në kompetencën e tyre . Nga KSHZ thanë se për ta emërimi i të dyja palëve me emër të njëjtë nuk paraqet pengesë juridike dhe se për KSHZ-në janë të pranueshme.
Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës është regjistruar më shtatë shtator 2017 me adresë në Tetovë, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët është regjistruar më 14 shtator të këtij viti me adresë në Çair. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, LR PDSH, RDK dhe Uniteti garuan si koalicion parazgjedhor me emrin “Aleanca për Shqiptarët” dhe siguruan tre deputetë së bashku./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jwgW7f5Zrbk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova