LAJMI I FUNDIT:

Aleanca kundër të djathtës ekstreme “shkatërron” Frontin Kombëtar të Marine Le Pen, sipas exit poll-it

Aleanca kundër të djathtës ekstreme “shkatërron” Frontin Kombëtar të Marine Le Pen, sipas exit poll-it

Siç raportohet, së fundmi janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në Francë, me një rezultat mjaft shokues.

Partia e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen, është rreshtuar në vendin e tretë, sipas exit poll-it.

Koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor pritet të marrë 172-205 vende, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Në një surprizë të madhe, aleanca centriste e Emmanuel Macronit pritet të marrë rreth 150-175 vende.

Ndërkohë, Fronti Kombëtar dhe aleatët e saj presin të marrin 115-150 vende.

Çfarë do të ndodh me Macronin pas zgjedhjeve parlamentare në Francë?
Lexo po ashtu Çfarë do të ndodh me Macronin pas zgjedhjeve parlamentare në Francë?

Bëhet e ditur se tani ka një “shok absolut” në Francë pas publikimit të rezultateve të para.

Duke reaguar ndaj lajmit se Fronti Kombëtar është parashikuar të përfundojë i treti në garë, me sa duket disponimi në selinë e partisë së Le Penit “nuk është i mirë”.

Ndryshe, Parlamenti francez i ka 577 ulëse, dhe për ta gëzuar shumicën, një parti duhet t’i fitojë 289 ulëse.

Që të gjithë transmetuesit e mëdhenj kanë parashikuar fitore për aleancën majtiste dhe jo për Frontin Kombëtar të Marine Le Penit dhe Jordan Bardellas.

Fronti Kombëtar, i udhëhequr nga Marine Le Pen, shënoi arritje historike në raundin e parë të zgjedhjeve fundjavën e kaluar, dhe pritej që ajo ta fitonte edhe raundin e dytë, duke i rritur gjasat që Franca ta kishte një qeveri të udhëhequr nga e djathta ekstreme për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.

Lideri francez i qendrës së majtë, Raphael Glucksmann, tha se Franca duhet të gjejë paqe, pasi Fronti i Ri Popullor fitoi më së shumti ulëse në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

“Kultura politike duhet të ndryshojë patjetër”, Glucksmann theksoi, duke shtuar se “një Parlament ku asnjëra parti nuk e ka shumicën dërrmuese, kërkon dialog”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Botë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Botë
Turqia gjobit Adidas-in me 15,000 dollarë për këpucët e lëkurës së derrit

Turqia gjobit Adidas-in me 15,000 dollarë për këpucët e lëkurës së derrit

Turqia
Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Botë
Kalo në kategori