Tani që “mbreti i drogës”, meksikani Joaquin “El Chapo” Guzman është dënuar, pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në burgun e njohur si “Alcatraz of the Rockies”. Bashkëbanuesit e tij do të jenë terroristë, vrasës, të burgosur të dhunshëm dhe anëtarë të bandave rivale.
“El Chapo” gjithashtu njihet edhe për arratisjet nga burgu përveç trafikimit të narkotikëve, dhe për këtë arsye ai do të qëndrojë në burgun e sigurisë së lartë ADX Florence në Colorado, ku vuajnë dënimin kriminelët më të rrezikshëm të SHBA-së, transmeton Telegrafi.
59-vjeçari është shpallur fajtor në 10 aktakuzat që rëndonin mbi të, duke filluar nga trafikimi i drogës e deri të vrasjet, ndërsa procesi gjyqësor është zhvilluar të martën në sallën e gjyqit në Brooklyn të New York-ut.
Në listën e gjatë të akuzave thuhet se El Chapo kishte urdhëruar njerëzit e tij të drogojnë vajzat e reja të moshës 13-vjeçe, me qëllim që të mund t’i përdhunojë në një nga shtëpitë ku strehohej në fillim të vitit 2000.
Guzman gjithashtu kishte paguar ish-presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto, 100 milionë dollarë ryshfet që të ndalë operacionin për kërkimin e tij. Në aktakuzë gjithashtu është theksuar se Guzman kishte qëlluar për vdekje bashkëpunëtorët, trupat e të cilëve i kishte djegur kur e kuptoi se kishin punuar me kartelët rivalë.
Të martën prokurori amerikan Richard Donogue, ka thënë se El Chapo assesi nuk mund t’i shpëtojë burgimit.
“Aktakuzat që rëndojnë mbi të nuk ka asnjë gjasë që t’ju shpëtojë”, ka shtuar Donogue para gazetarëve. Si kusht për ekstradimin e tij në SHBA, prokurori amerikan i ka siguruar autoritetet meksikane se nuk do të kërkohet dënim me vdekje për Guzmanin.
Por në cilin burg do ta kalojë pjesën tjetër të jetës? Guzman do të vendoset në ADX Florence, burg i sigurisë së lartë në Florence, Colorado, rreth 144 milje në jug të Denverit.
Ky burg njihet edhe si “Alcatraz of the Rockies” që është hapur në vitin 1994, dhe ka 400 të burgosur dhe funksionon me një metodë interesante që mund të thuhet se është burg brenda burgut.
Aty ekzistojnë qeli për një person që 23 orë në ditë qëndrojnë të mbyllur dhe nuk kanë kurrfarë kontakti me botën e jashtme, e të gjithë të burgosurit raportohet se janë meshkuj.
Në mesin e të burgosurve famëkeq është Ramzi Yousef, truri i sulmeve terroriste në Qendrën Tregtare në New York, i burgosui i sulmit në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, bombavënësi në aeroplan Richard Reid dhe Ted Kaczynski. Në të qëndron edhe bombavënësi në lojërat olimpike të vitit 1996 dhe njëherit i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Zacarias Moussaoui.
Burgu është i dizajnuar në atë mënyrë jo që parandalon arratisjet dhe që mbron gardianët nga sulmet, por të burgosurit në asnjë mënyrë nuk mund të ushtrojnë ndikim apo të kërcënojnë dikë jashtë mureve të burgut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës