LAJMI I FUNDIT:

Albumi i ri i shqiptares Ava Max, “Heaven and Hell” promovohet në ‘billboard’-et e kryeqyteteve më të mëdha botërore

Albumi i ri i shqiptares Ava Max, “Heaven and Hell” promovohet në ‘billboard’-et e kryeqyteteve më të mëdha botërore
Foto: Ava Max/InstaStory

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi albumin e saj të parë në karrierë.

Albumi debutues i 25-vjeçares titullohet “Heaven and Hell” dhe përmban plot 15 këngë, përfshirë hitet: “Sweet but Psycho”, “So am I”, “Torn” etj.

Në vetëm 24 orë pasi ky album u publikua, shqiptarja arriti të renditej e para në nivel global në iTunes, në listën e albumeve më të kërkuar të momentit.


Kopertina e albumit “Heaven and Hell” nga Ava Max (Foto: Ava Max/Instagram)

Albumi “Heaven and Hell” gjendet në formë fizike por edhe online në të gjitha platformat digjitale.

Ava Max feston suksesin, vetëm 24 orë pas publikimit albumi "Heaven and Hell" renditet i pari në nivel global në listën zyrtare të iTunes
Lexo po ashtu Ava Max feston suksesin, vetëm 24 orë pas publikimit albumi "Heaven and Hell" renditet i pari në nivel global në listën zyrtare të iTunes

Platforma më e madhe e distribuimit të muzikës në botë, Spotify, i ka dhënë gjithashtu një suport këtij albumi, duke e promovuar në kryeqytete më të mëdha botërore.

Kopertina e tij gjendet në “billboard”-et e sheshit ‘Times Suqare’ në New York, si dhe në ‘Beverly Center’ të Los Angelesit.

Foto: Ava Max/InstaStory

E lumtur teksa sheh albumin e saj të promovohet në mbarë botën, Ava Max ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe të reklamës së albumit të saj nëpër këto qytete.

Foto: Ava Max/InstaStory

Një hapësirë e veçantë albumit “Heaven and Hell” i është dhënë mbrëmë edhe në një qendër të madhe në Stokholm të Suedisë. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori