Sparta Praga ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Aktobes, për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. 

Të gjithë golat gjiganti çek i shënoi në pjesën e dytë, teksa në listën e realizatorëve nuk mungoi as Albion Rrahmani. 


Rrahmani shënoi në minutën e 94-të të takimit për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-0. 

Për këtë takim i ftuar ishte edhe Ermal Krasniqi, por që ai nuk mori minuta fare nga trajneri Brian Priske. 

Kujtojmë që Rrahmani e ka nisur me këmbë të mbarë edhe edicionin e ri në elitën e futbollit çek. 

Në ndeshjen e fundit që Sparta e zhvilloi në shtëpi ndaj Mlada Boleslav, Rrahmani e gjeti golin duke qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në fushë./Telegrafi/

telegrafi sport app