LAJMI I FUNDIT:

Albion Rrahmani fiton çmimin e Telegrafit “Më i Miri nga lexuesit” për vitin 2022

Albion Rrahmani fiton çmimin e Telegrafit “Më i Miri nga lexuesit” për vitin 2022

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani ka fituar çmimin “më i miri nga lexuesit” për vitin 2022, çmim i cili dhurohet për herë të parë këtë vit nga redaksia e sportit në portalin numër një në vend Telegrafi.

Portali juaj, Telegrafi.com apo më saktësisht redaksia e sportit ka vendosur të jap një çmim të ri për vitin 2022 dhe ai do të zgjidhet pikërisht nga lexuesit tanë besnik, votat e të cilëve do të zgjedhin rrjedhimisht futbollistin më të mirë për vitin 2022 në Kosovë.

Sondazhi u hap në faqen e Telegrafit dhe rrjetet sociale me datë 14 dhjetor dhe ishte i hapur për të votuar deri në ora 23:59 të datës 20 dhjetor.


Në këtë sondazh ku ishin plot 17 futbollistë, pati mbi 8000 vota apo më saktësisht plot 8046 vota, të cilat zgjodhën edhe fituesin.

Fitues i çmimit “më i miri nga lexuesit” ishte sulmuesi llapjan i Ballkanit, Albion Rrahmani, i cili fitoi 32 për qind të vota të përgjithshme.

Rrahmani në këtë garë la pas vetes bashkëlojtarët e tij si Meriton Korenica që u rendit i dyti me 22 për qind, Armend Thaqi i treti me 12 për qind, Lumbardh Dellova i katërti me 11 për qind dhe Ermal Krasniqi i pesti me katër për qind.

Të gjithë pjesëmarrësit tjerë përfunduan me numër të vogël votash, që në përqindje i bie dy apo një për qind.

Votat e sondazhit të Telegrafit

Ky çmimi i lexuesve do t’i ndahet Rrahmanit ditën e premte të kësaj jave apo më saktë me datë 23 dhjetor, në redaksinë e portalin Telegrafi.com.

Krahas këtij çmimi të lexuesve, Telegrafi Sport do të vazhdoj me traditën e ndarjes së çmimeve të përhershme, tash e disa vite si “Lojtari i Vitit”, “Trajneri i Vitit”, “Portieri i Vitit”, “Mbrojtësi i Vitit”, “Mesfushori i Vitit”, “Sulmuesi i Vitit” dhe “Talenti i Vitit”.

Ndryshe, Rrahmani ishte njëri nga më meritorët në suksesin e Ballkanit këtë sezon ku u kualifikuan në Ligën e Konferencës, pasi shënoi 7 gola në 6 ndeshje, ndërsa në sezonin vjeshtor në Superligën e Kosovës, llapjani ka shënuar 7 gola dhe 3 asistime në 17 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori