Telegrafi

Albion Ademi vazhdon me formën e lartë në Kinë, dy asistime dhe një gol në fitore

Sulmuesi shqiptar, Albion Ademi po vazhdon formën e lartë në Superligën e Kinës, ku ka gjetur golin e pestë sezonal. 

Ademi 25-vjeçar të premten në kuadër të xhiros së 12-të të elitës kineze të futbollit, fitoi me skuadrën e tij Tianjin Jinmen në udhëtim te Cangzhou me rezultat 4-2.

Ademi kontribuoi në fitore me dy asistime e një gol, duke qenë më i miri në fushë.

Ai asistoi në dy golat e para të mysafirëve për  në minutën e 15-të dhe të 49-të, ndërsa krejt në fund në minutën e 80-të ai shënoi për 4-2.

Ademi ka pesë gola e katër asistime në fillim të kampionatit kinez. /Telegrafi/