Skitari jonë, Albin Tahiri ka përfunduar njërën nga dy disiplinat e kombinimit alpin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Tahiri pati paraqitje relativisht të kënaqshme, por jo të mjaftueshme për një renditje në dhjetëshe.


Skitari ynë zuri vendin e 22-të nga 27 garues.

32-vjeçari pret më shumë fat në disiplinën e sllallomit, e cila zhvillohet po ashtu sot (e enjte). /Telegrafi/

Tahiri 1

telegrafi sport app