Mbrojtësi Albian Hajdari është njëri prej lojtarëve kryesor te Luganos dhe paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube të Serie A të vihen pas tij.

Mediumi zviceran “442.ch”, shkruan se Hajdari në verë mund të largohet në drejtim të Serie A, për 5 milionë euro.


Për të kanë shprehur interesim Torino, Como dhe Bologna.

Hajdari si futbollist është zhvilluar te të rinjtë e Baselit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Juventusi U19 dhe U23.

Lugano në kampionatin helvetik prinë në tabelë me 32 pikë pas 19 ndeshjeve, me një pikë më shumë se Baseli e Lausanne.

21-vjeçari Hajdari ka kontribuuar me një gol në 13 paraqitje në elitën e futbollit zviceran./Telegrafi/

telegrafi sport app