Prezantuesja e njohur Albana Osmani është shquar gjithmonë për fizikun e saj të shkëlqyer.
Trupin e saj, bukuroshja e ekranit të Top Channel vendosi ta tregojë në një fotografi tejet profesionale të realizuar nga mjeshtri i saj, Fadil Berisha.
Albana këto ditë ka qëndruar në New York, me ç’rast edhe ka shfrytëzuar rastin për të realizuar një set fotografik te Berisha.
Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare të saj në Instagram një nga fotografitë e setit, ku shfaqet tejet atraktive në një fustan të zi dhe transparent.
“Ndjenjat e New York-it, fotosesion te një dhe i vetmi, krenaria jonë shqiptare, artisti dhe fotografi Fadil Berisha (sic.), ka shkruar prezantuesja Osmani në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta dukej tejet atraktive dhe më artistike me ndryshimin e ri në modelin e saj të flokëve. /Telegrafi/