Këngëtari Alban Skënderaj vazhdon të jetë ndër këngëtarët meshkuj më të kërkuar të estradës shqiptare.

Ai ka publikuar disa këngë gjatë vitit 2016 të cilat ishin shumë të suksesshme, dhe u vlerësuan edhe me çmime të ndryshme nëpër kompeticione.


Ndërkohë, ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, vendin ku fansat kanë mundësinë të njihen me aktivitet muzikore dhe më të rejat e këngëtarit.

Albani ka publikuar sëfundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar realizimin e projektit të tij më të ri.

Përzgjedhja e tij për këngën e radhës ka qenë studioja e kompozitorit të njohur Darko Dimitrov, teksa për tekstin do të kujdeset vet Albani.

"As në qiell, as në tokë, as në ëndërr", ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, që me gjasë janë disa nga vargjet e këngës së re. /Telegrafi/