"A thu pse" titullohet kënga më e re që e ka sjellë për fansat e tij Alban Ramosaj.

Ku projekt muzikor që është realizuar nga DJ Vicky, është kompletuar edhe nga ana vizuale.


Lorenc Aliaj nga Avaxus e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës së shoqëruar me një klip veror.

Vet këngëtari është kujdesur për tekstin, melodinë dhe skenarin e videos muzikore.

Njëherësh, Albani është angazhuar edhe për regjinë së bashku me Artemis Hajdini.

Për zbukurimin e videoklipit është ftuar bukuroshja Alesia Noka.

Kënga "A thu pse" është pjesa e dytë e trilogjisë “Hireath”, në të cilën më së pari u publikua kënga “Ike”, që u pëlqye nga fansat e Ramosajt.

Ndërsa projekti i tij i fundit ishte bashkëpunim me motrën, Beatrix Ramosaj, “Get High”. /Telegrafi/