Këngëtari i mirënjohur, Alban Ramosaj është padyshim një prej emrave më të suksesshëm dhe më të dashur në estradë.

Por, krahas kësaj ai mbetet aktiv edhe në rrjete sociale, aty ku së fundmi ka befasuar fansat me një postim të radhës.


Këngëtari i cili njihet edhe si vëllai i këngëtares dhe ish-banores se Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj, ka thënë se është në përgatitje të një befasi dhe se ka shumë gjëra për të thënë.

albanramosaj 264489396 325233786098319 1158526662178389168 n Foto: Alban Ramosaj/Instagram

“Nesër kam një surprizë për të tërë, shumë gjëra për të thënë, shihemi nesër”, ka shkruar Albani në një postim që ka bërë natën e mbrëmshme (14 shkurt).

Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ndonjë projekt të tij të ri, apo me raportin e Beatrix dhe partnerit të saj të ri, Donald Veshaj.

albanramosaj 273900750 243745597953009 5033617512521741998 n Foto: Alban Ramosaj/InstaStory

Mbetet të shihet se çfarë po përgatitë këngëtari i njohur, i cili së fundmi konkurroi në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH me këngën “Theje”.

Ramosaj doli i dytë në festivalin, fituesi i të cilit përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”, teksa atë e fitoi Ronela Hajati me këngën “Sekreti”. /Telegrafi/

albanramosaj 238737284 170293481871710 7540176795134672582 n Foto: Alban Ramosaj/Instagram