Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Llamkosit, Ragim Hasani, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se gjendja e punëtorëve të kësaj kompanie është shumë e keqe. Madje sipas tij, punëtorët, po vdesin pa i marrë pagat dhe pa i shiju benifitet e punës së tyre.
Hasani ka treguar se po bëhen katër vite, kur 487 punëtorët e Llamkosit janë larguar nga vendet e punës, ndërsa gjendja e tyre, dita ditës është duke u vështirësuar.
“Gjendja e punëtorëve është e mjerueshme, rroga nuk janë duke marrë edhe përkundër ankesave që i kemi bërë nëpër të gjitha institucionet – ato nuk kanë hasur në mirëkuptim”, tha ai.
Kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të Llamkosit, Ragip Hasani ka bërë të ditur se punëtorët kanë mbetur pa i marrë 23 paga.
“Në privatizimin e parë na kanë mbetur 13 paga borxhe nga AKP-ja, ndërsa në privatizimin e dytë 10 paga borxh. Aktualisht fabrika është me 8 punëtorë të sigurimit fizik, s’ka ujë, s’ka rrymë, gjendja është e keqe. Me qëllim po e lënë me u dëmtu e në fund të shitet për hekurishte. Si sindikatë çdo herë kemi këmbëngulur që fabrika e Llamkosit të kthehet në prodhim dhe mos të shkojë në falimentim. Borxhet ndaj punëtorëve janë nga privatizimi i parë në shumë prej 1.7 milion euro dhe herën e dytë janë borxhet për paga 750 mijë euro”, tha ai.
Madje, sipas tij, punëtorët e Llamkosit po vdesin pa i marrë pagat e tyre. “Prej 487 punëtorëve për katër vite, 102 kanë dalë në pension dhe 62 të tjerë kanë vdekur”, ka thënë kryesindikalisti i Llamkosit, Ragip Hasani.
E kërkesa e punëtorëve të Llamkosit është që fabrika të kthehet në prodhim. “Fabrika ka një hapësirë prej 18 hektarë e 60 ari tokë. Fabrikën e kemi lënë në gjendje shumë të mirë teknologjike për punë, por po flitet se është plaçkitur – por nëse është ende ashtu mund të funksionalizohet brenda dy javëve, ka edhe treg, por edhe të interesuar. Por nuk e di se me çfarë qëllimi po tentohet që fabrika e Llamkosit të shitet për hekur”, tha Hasani.
Ndryshe, Fabrika Llamkos, e cila gjendet në Vushtrri, ishte privatizuar në vitin 2005 nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), më metodën e Spin-off-it special.
Në vitin 2009, Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte bërë tërheqjen e aksioneve nga blerësi për shkak të mospërmbushjes së obligimeve kontraktuale.
Përpjekja tjetër ishte realizuar në vitin 2011, kur kjo ndërmarrje ishte blerë nga një kompani angleze “Coresteel” Sh.p.k.
Në atë periudhë, blerësi kishte marrë obligim për të investuar një shumë prej 100 milionë euro brenda pesë vitesh, si dhe punësimin e 1861 punëtorëve. Mirëpo, blerësi, sipas raporteve të monitorimit dhe të auditorëve të jashtëm, nuk përmbushi zotimet dhe AKP-ja, kishte aplikuar ndëshkimet.
Si rrjedhojë, që nga viti 2015, kjo ndërmarrje është në procedurë të falimentimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025