Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi, deklaron, se “ne nuk e kontrollojmë dot më pandeminë”. Çdo 2 minuta në Mal të Zi infektohet një person, ndërsa çdo 150 minuta një person humb jetën.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, në një konferencë shtypi (12.03) tha se situata epidemiologjike në Mal të Zi është shumë serioze dhe komplekse.
“Ne nuk e kontrollojmë dot më epideminë, sepse numri i të prekurve me virus dhe atyre që humbasin jetën është vazhdimisht në rritje. Ai tha se çdo dy minuta në Mal të Zi infektohet një person, ndërsa çdo 150 minuta një person humb jetën. Numri i pacientëve të prekur me coronavirus gjatë tërë ditëve të javës së shkuar është mbi 500, ndërsa ai i vdekjeve 64”.
Sipas Galiq, rreth 13 për qind e popullsisë së Malit të Zi janë të prekur me coronavirus e kësaj i shtohet edhe transmetimi lokal, që po ashtu shënon rritje.
“Rastet e regjistruara rishtas të infeksionit në lidhje me numrin e testuar është 28.7 për qind. Në mënyrë që të jemi në gjendje të themi se ne e kontrollojmë epideminë, ky raport duhet të jetë 5 për qind. Kjo flet për masën, në të cilën ne nuk e kontrollojmë epideminë”, tha Galiq.
Mali i Zi nuk i mbyll kufijtë por kërkon ndihmë nga BE dhe NATO
Përkundër treguesve shqetësues për situatën me epideminë, autoritetet shëndetësore dhe qeveria e Malit të Zi po i mbajnë kufijtë e hapur për katër vendet fqinje.
“Arsyet janë kryesisht ekonomike”, deklaroi sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Borko Bajiç, duke përmendur një numër më të vogël të të infektuarve në ato vende si arsye shtesë dhe faktin që ata i mbajnë kufijtë e tyre të hapur me Malin e Zi.
Masat aktuale epidemiologjike lejojnë hyrjen në Mal të Zi nga Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë dhe Hercegovina pa një provë të testit PCR.
Në të njëjtën kohë, banorët e 11 qyteteve në Malin e Zi janë e kanë të ndaluar të largohen nga qytetet e tyre, duke lëvizur nga ora 9 në 5 të mëngjesit dhe trafiku midis qyteteve ndalohet gjatë fundjavave.
Mali i Zi renditet i pari në rajon me numrin e të sëmurëve aktivë (1.448) për 100 mijë banorë.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 82.029 raste të infeksionit dhe 1.113 persona kanë humbur jetën.
Të ndodhur në një situatë të tillë epidemiologjike Mali i Zi ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s për të përballuar gjendjen e krijuar nga Covid-19.
Shefi i Diplomacisë malazeze Gjorgje Radulloviq i kërkoi Brukselit që të dërgojnë mjekë e infermierë për t’u ardhur në ndihmë punonjësve mjekësorë të cilët ka më se 1 vit që përballen me të infektuarit me Covid-19.
Bashkimi Evropian nga fillimi i pandemisë i ka akorduar Malit të Zi një paketë ndihmash prej 53 milionë eurosh mjete të pa kthyeshme, dhe 60 milionë euro si ndihmë mikro financiare.
Vaksinimi po ecën ngadalë
Megjithëse Mali i Zi kryeson pothuajse në të gjithë parametrat negativë epidemiologjikë, numri i personave të vaksinuar është 3.062,ose 0.5 për qind e popullsisë.
Mesatarisht në ditë vaksinohen 170 persona.
Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik, Milko Joksimoviç, sheh ritmin e ngadaltë të vaksinimit në vend si arsye të rritjes së numrit të infeksioneve dhe të të shtruarve në spital.
Kjo ka të bëjë edhe me numrin e vogël të vaksinave që janë në dispozicion.
“Ritmi u kushtëzua fillimisht nga sigurimi i vaksinave dhe pastaj nga procedurat burokratike të mbërritjes në vend”, ka thënë epidemiologu Joksimoviq.
Në Mal të Zi fillimisht vaksina i është ofruar personelit mjekësor, ndërsa në ditët e ardhshme do të vazhdojë vaksinimi i personave mbi 80 vjeç, që cilësohen si grupet më të rrezikuara nga COVID-19. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë