LAJMI I FUNDIT:

Alarmante: Rritet numri i të prekurve me Malarie në Maqedoni (Video)

Alarmante: Rritet numri i të prekurve me Malarie në Maqedoni (Video)

24 vjeçari nga Tetova që ishte për punë të përkohshme në shtetin Mali, Afrika Perendimore, me vete ka bartur virusin e malaries për të cilën ka kërkuar shërim në Maqedoni dhe është hospitalizuar në karantin ku edhe ka filluar faza e parë e shërimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas kontrollit në Tetovë ai me urgjencë është dërguar në Shkup ku është diagnostifikuar me llojin më të rëndë të Malaries.

Gjendja shëndetësore është stabilizuar pas marrjes së terapisë.


Gjatë bisedës me mjekun ai ka konstatuar se ka anashkaluar marrjen e barnave kundër kësaj sëmundje para se të niset në këtë shtet afrikan.

5 të prekur deri në fund të muajit maj, vitet tjera ka pasur 3-4 raste në vit

Deri tani në Maqedoni deri në fund të muajit maj në Maqedoni janë regjistruar 5 raste me këtë sëmundje që vjen nga mushkonjat. Nga 5 rastet e zbuluara një njeri ka vdekur.

”Nëse deri tani kemi pasur 3 apo 4 raste me këtë sëmundje për një vit, tani kemi 5 raste 5 raste për pesë muaj. Nga këto pesë raste askush nuk ka pranuar vakcinë apo terapi kundër Malaries. Këto persona kanë punuar në Afrikën Jugore, Afrikën Perendimore, Siera Leone, Angola apo edhe Mali. Kjo është sëmundje e rrezikshme e cila mund të ju lë pasoja serioze dhe komplikime që çojnë deri në vdekje.” thotë epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Virusi HIV/AIDS përhapet me të madhe në Maqedoni, 20 raste të reja për 6 muaj (Video)
Lexo po ashtu Virusi HIV/AIDS përhapet me të madhe në Maqedoni, 20 raste të reja për 6 muaj (Video)

Të prekurit nga Malaria janë të moshës nga 21 deri në 35 vjet dhe me prejardhje nga qytetet Tetovë, Gostivar, Shkup dhe Kumanovë.

Epidemiologët japin alarmin deri tek kompanitë që regrutojnë punëtor që të kryejn kontrollet adekuate dhe të ju japin terapi punëtorëve para se ata të nisen për punë në vendet e lartëpërmendura.

Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milionë vetave. Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori