Sot Universiteti i Tetovës (UT) është përfshirë nga një situatë tensioni pas një alarmi për mjet shpërthyes.

Autoritetet universitare kanë reaguar menjëherë duke evakuuar studentët dhe stafin akademik nga të gjitha objektet e kampusit.


Sipas informacioneve të para, alarmi ka ardhur përmes një porosie elektronike, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në institucione të tjera arsimore në vend.