Khalifa Bin Hamad Al-Thani, i cili konfirmoi kalimin e Lionel Messit në PSG, ka postuar një imazh të Cristiano Ronaldos me fanellë të Paris Saint-Germain me fjalën: 'Ndoshta?'

Një anëtar i familjes Al-Thani që drejton klubin francez, si dhe shtetin e Katarit, ka lëshuar një cicërim në Twitter, duke thyer protokollin gjatë verës, kur konfirmoi për kalimin e Messit në PSG.


Kur ai ishte lojtar i lirë dhe Barcelona njoftoi se kontrata e tij nuk do të rinovohej, Al-Thani përditësonte rregullisht llogarinë e tij në Twitter duke siguruar që një marrëveshje ishte arritur me yllin argjentinas.

E9Z8apUWUAMo8EH

Sot ka raporte që Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe ideja për t'u bashkuar me PSG -në ende nuk është braktisur plotësisht.

Tani është sërish Al-Thani që ka ndezur rrjetin me një foto të Messit dhe Ronaldos së bashku krah për krah, të dy të veshur me fanellat e Paris Saint-Germain.

"Ndoshta?" ishte mbishkrimi i vetëm, i shkruar në tri gjuhë të ndryshme.

Screenshot 42

PSG është një nga klubet e vetme që mund të përballojë pagën e Ronaldos prej 30 milionë eurosh në sezon.

Juve duhet të shesë 30 milionë euro për të shmangur humbjen./Telegrafi/

telegrafi sport app