Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e ka nisur një strategjie që synon rindërtimin e skuadrës pa prezencën e yllit brazilian, Neymar.

Futbollisti ka bërë të ditur tashmë dëshirën dhe vullnetin e tij për tu larguar nga Parisi.


Destinacioni i tij është Barcelona dhe Al Khelaifi pajtohet me këtë dëshirë të tij.

GettyImages 826359768 Neymar gjatë prezantimit te PSG-ja (Foto: Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

Mësohet se Al Khelaifi kërkon që të mos humb shumë para nga transferimi i lojtarit, shkruan gazeta spanjolle Sport.

Ai e kërkon shumë e njëjtë që e pagoi te katalanasit dy vite më parë për blerjen e Neymar, 222 milionë euro.

Neymar Messi Suarez Treshja Messi, Neymar dhe Saurez mund të bëhen sërish bashkë

Po flitet se Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele mund të përdoren për ta arritur shifrën, si shkëmbim, ose të shitën diku tjetër që të financohet vlerja. /Telegrafi/