I akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, Kujtim Daçaj është dënuar me 3 vite e tetë muaj burgim për pjesëmarrje në luftërat me ISIS.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), e akuzonte Daçajn se ka shkuar në Siri dhe iu është bashkëngjitur luftërave të organizatës terroriste, militante, ekstremiste ISIS, si dhe ka marrë pjesë në mënyrë aktive si trajner i snajpersitëve të kësaj organizate.
Aktgjykimi u shpall të mërkurën, nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Valbona Musliu-Selimaj.
Sipas këtij aktgjykimi, të akuzuarit Daçaj në këtë dënim me burgim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Po ashtu, gjykatësja Musliu-Selimaj ka thënë se i akuzuarit lirohet nga shpenzimet e procedurës penale për shkak të gjendjes së tij ekonomike.
Tutje, ajo ka shtuar se me shpalljen e këtij aktgjykimi, gjykata ka marrë për bazë edhe rrethanat për zbutjen e dënimit.
Paraprakisht, në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 24 janar 2022, i akuzuari Daçaj kishte pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.
Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit brenda 15 ditësh.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 7 dhjetor 2021, i akuzuari Kujtim Daçaj, me dashje, së bashku me bashkëshorten e tij Valdete Tafaj dhe vajzën e tij, më 5 tetor 2014, përmes pikës kufitare Hani i Elezit ka dalë nga Kosova dhe ka shkuar në Maqedoni dhe nga aeroporti i Shkupit ka udhëtuar për në Turqi e pastaj për në Siri, ku iu është bashkëngjitur luftërave të organizatës terroriste, militante ekstremiste ISIS, si dhe ka marrë pjesë në mënyrë aktive si trajner i snajpersitëve të kësaj organizate terroriste, njofton betimiperdrejtesi.
Tutje thuhet se, i njëjti në këtë organizatë terroriste ka marrë pjesë me qëllim që duke luftuar, padrejtësisht të detyrojnë qeverinë Siriane që të lë pushtetin dhe seriozisht të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturën kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe pastaj të krijojnë shtetin Islamik, Iraku dhe Levant, derisa ISIS-i ka pësuar disfatë të plotë.
Sipas aktakuzës, i njëjti është burgosur nga forcat demokratike Siriane, kurse më 17 korrik 2021 në mënyrë të organizuar është transferuar në Kosovë.
Me këto veprime, akuzohej se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143, para 2 i Kodit Penal, ku kryesi dënohet me burgim prej pesë deri në 10 vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos