Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, ku me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 2 vite e 4 muaj.
Gjithashtu mësohet se ndaj Allës kërkohet një dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Sakaq për ish-nënkryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, SPAK kërkoi 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite heqje lirie, si dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i akuzon ish-drejtuesit kryesorë të Bashkisë së Bulqizës, përfshirë ish- kryetarin socialist Lefter Alla, për një aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.
Pretenca e dhënë për personat e tjerë të hetuar:
Rubin Kola 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
Kujtim Zogu 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
Arsen Gjoka 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
Erjon Isaku 4 vite burg me gjykim te shkurtur 2 vite e 8 muaj dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Leonard Daci 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
Rasim Daci 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj dhe 3 vite te mos ushtrojë detyrën e administratorit të personit juridik.
Akuzat e ngritura nga SPAK
1 – Lefter Alla, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
2. Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
4. Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
5. Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
6. Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.
7. Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
8. Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
9. Rasim Daci, akuzuar per veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te perpiloje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal.
10. Aqif Konesha, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.
11. Ana Nishku, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.
12. Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K. Penal.
13.Kastriot Ibrahimaj, akuzuar per vepren penale “Falsifikimi ivulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 iKodit Penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze