LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet koalicioni për ndëshkimet nga BE-ja

Akuzohet koalicioni për ndëshkimet nga BE-ja

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se Raporti për Kosovën i vitit 2016 është ndëshkim për politikanët kosovarë, të cilët nuk po i kryejnë obligimet e veta. Opozita dhe analistët akuzojnë Qeverinë për neglizhencë në procesin integrues, ndërsa pushtetarët pas 17 vjetësh zotohen për fleksibilitet.

Notat e dobëta që i ka marrë Kosova nga Komisioni Evropian në Raportin e Progresit i adresohen Qeverisë së Kosovës dhe “Koalicionit të elefantëve”, i cili ka lënë pas dore agjendën integruese, duke u marrë më punë periferike.

Kështu të paktën konsiderojnë përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë, sipas të cilëve “pengesë kryesore e integrimit është Qeveria”, shkruan “Zëri”.


Ndërkaq pas “shuplakës” nga Brukseli autoritetet në Prishtinë janë zotuar se kësaj here do t’i marrin seriozisht vërejtjet dhe rekomandimet e BE-së duke qenë më fleksibilë në përmbushjen e detyrave.

Përfaqësuesja speciale e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka thënë se raporti i fundit është ndëshkim për politikanët, madje ajo ka thënë se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pa ratifikim të Demarkacionit. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori