LAJMI I FUNDIT:

Akuzat të rënda ndaj Argjentinës: Ata fituan Kupat e Botës me doping dhe mashtrim

Akuzat të rënda ndaj Argjentinës: Ata fituan Kupat e Botës me doping dhe mashtrim

Eksperti meksikan e ESPN, Alvaro Morales nuk do të bëjë shumë miq në Argjentinë pas fitores së Albicelesteve në Kupën e Botës.

Analisti i ESPN bëri disa akuza të mëdha për mashtrimin dhe dopingun nga ekipi argjentinas.

Nuk është hera e parë që Morales e ka me Argjentinën, pasi së fundmi është tallur edhe me Lionel Messin. Tani, ai ka nënçmuar të tre titujt në Kupën e Botës, ndërsa ka kritika individuale edhe për Messin dhe Diego Maradonan.


Mashtrimi dhe dopingu

Duke folur në emisionin ESPN ‘Futbol Picante’, Morales ka folur për kombëtaren argjentinase me komente të ashpra.

“Futbolli argjentinas ka fituar tre Kupat e Botës në mënyrë të turpshme dhe skandaloze”.

“Si në vitin 1978 me një portier argjentinas që luante për Perunë dhe ndërhyrjet e qeverisë”.

“Në vitin 1986 me një mashtrues të droguar si Diego Armando Maradona që shënonte gola me duar”, ka thënë Morales fillimisht.

Messi një dështim

Sa i përket këtij triumfi të fundit, Morales duket se nuk e sheh si legjitime as fitoren e këtij viti në Katar.

Edhe një herë ai veçoi Messin, duke e quajtur dështim. “Messi fiton titullin e tij të parë dhe të vetëm botëror, që është një dështim në karrierën e tij, sepse Pele qesh me të me tre Kupat e Botës”.

“I përgëzoj edhe gjyqtarët që i dhanë Argjentinës penalltitë që nuk duhej të ishin, veçanërisht në finalen e cila ishte e tmerrshme”.

“Dhe VAR? Ku ishin kartonët e kuq për [Marcos] Acuna dhe ‘Dibu’ Martinez duke shkelmuar një top në gjuajtje? Ku ishte goli i mohuar i Messit për pushtimin në fushë? Ata donin të shihnin Messin të bëhej kampion”, ka thënë Alvarez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

La Liga
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
“Nuk dua minuta shtesë!” - momenti kur Inzaghi u revoltua me gjyqtarin e katërtë në humbjen ndaj Milanit

“Nuk dua minuta shtesë!” - momenti kur Inzaghi u revoltua me gjyqtarin e katërtë në humbjen ndaj Milanit

Serie A
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Klubi i Serie A po shqyrton nënshkrimin e Xavit

Klubi i Serie A po shqyrton nënshkrimin e Xavit

Serie A
Kalo në kategori