Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është përplasur ashpër me analistin Imer Mushkolaj për shkak të deklaratave të Ramush Haradinajt në Kuvend.
Abazi në “Debat Plus” ka thënë se Ramush Haradinaj po bënë deklarata kundër Kurtit për shkak të fushatës elektorale komunale që është afër.
“Albin Kurti nuk ka nevojë që unë t’i bëj avokatin. Të gjithë e dimë kush ka qenë në luftë Albin Kurti dhe rolin e tij në Zyrën e UÇK-së”.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar analisti Imer Mushkolaj që ishte në panel të debatit.
“Zoti Abazi thatë se Kurti nuk ka nevojë për avokat, por edhe ju nuk kishin nevojë të reagonit kur zoti kurti ishte i pranishëm në parlament. Ju është dashur të mos flisni dhe t’ia leni publikut të vlerësojë deklaratën e Haradinajt ndaj zotit Kurti”.
Mushkolaj megjithatë thotë se LVV në të kaluarën njohët për deklarata të forta politike ndaj kundërshtarëve politikë.
Abazi i është përgjigjur Mushkolajt duke i thënë se “sulmi ndaj Kurtit është sulm ndaj gjithë partisë dhe deputetëve të LVV-së”.
“Nuk është Haradinaj njeri i parëndësishëm i politikës që ne të mos reagojmë. Ai bëri një helmim të publikut dhe elektoratit të tij me ato deklarata ndaj Kurtit”.
Mushkolaj i është kundërpërgjigjur Abazit duke i thënë se “LVV është ajo që më së shumti ka bërë helmim të opinionit publik me deklarata të tilla”.
Haradinaj i ishte drejtuar Kurtit në Kuvend: “A jeni i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa je mbajt në burg, pra a mban Serbia diçka mbi ty me të cilën të mbanë peng sot e kësaj dite, a është Kosova më e rrezikuar nga ti si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg, apo nga çlirimtarët që janë detyrua me e mbajt pushkën në dorë me luftua për lirinë e vendit. Pra, duhet të deklaroheni njëherë e mirë sepse qarkullojnë gjatë këto”, ishte pyetja e Haradinajt ndaj Kurtit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë