LAJMI I FUNDIT:

Akuza dhe kundërakuza nga LSDM dhe OBRM-PDUKM për rrahjen e Janakieskit dhe Ristovskit

Akuza dhe kundërakuza nga LSDM dhe OBRM-PDUKM për rrahjen e Janakieskit dhe Ristovskit

Dy partitë më të mëdha maqedonase, OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë lëshuar akuza dhe kundër akuza në lidhje me incidentet e djeshme në burgun e Shuto Orizares, ku u sulmuan fizikisht dy ish-ministrat e OBRM-PDUKM-së, Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski.

Siç thonë nga partia në pushtet LSDM, shkruan Telegrafi Maqedoni, incidentet e djeshme janë orkestruar nga Hristijan Mickoski dhe Nikolla Gruevski. Ata thonë se këta dy të fundit dëshirojnë të defokusojnë vëmendjen e opinionit nga fakti se ish-kryeministri Nikolla Gruevski, është i dyshuari kryesor për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit.

“Dështoi përpjekja e Hristijan Mickoskit, Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së përmes skenarit të dhunshëm të krijojnë krizë, ta defokusojnë vëmendjen e opinionit nga fakti se pikërisht kreu i OBRM-PDUKM-së është i dyshuari kryesor për organizimin e dhunës së përgjakshme të 27 prillit. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të institucioneve dështoi provokimi, dështoi skenari i paramenduar i Mickoskit dhe Gruevskit. Dështoi teatri i Mickoskit me të cilin përpiqej të shkaktojë incidente në spitalin “8 Shtatori””, thonë nga LSDM.


Ndërsa nga opozita maqedonase OBRM-PDUKM, thonë se dita e djeshme do të mbahet mend si ditë e zezë për demokracinë e Maqedonisë. Ata thonë se pushteti ka prekur fundit dhe se rrahja e Janakieskit dhe Ristovskit është akt i despotizmit dhe frikës së pushtetit nga humbja nga qytetarët.

“Nuk kaloi asnjë ditë pasi OBRM-PDUKM paralajmëroi se pushteti po bënë torturë dhe dëshminë për këtë e pamë dje. Njerëz të rrahur në paraburgim, sikur gjendemi në Korenë e Veriut, e jo në territorin e Evropës. Mile dhe Spiro, si të gjithë qytetarët të cilët zvarriten nëpër burgje në bazë të fjalëve “tha-ka thënë” dhe për shkak pikëpamjeve të kundërta politike me ato të pushtetit janë viktima të përndjekjes politike. Zoran Zaevi, Renata Deksoska dhe drejtorët e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve dhe burgu “Shuto Orizarë” duhet të marrin përgjegjësinë menjëherë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, pasi u arrestuan dhe u paraburgosën si të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, dy ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski u sulmuan fizikisht në burgun e Shuto Orizares./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori