Nuk është hera e parë kjo kur yjet botërore përzgjedhin stilistët shqiptarë për veshjet e tyre. Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe aktorja filipineze, Tiffany Panhilason, e cila rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në tepihun e kuq.

Me këtë veshje ajo u paraqit në MTV VMAs 2019, i cili u mbajt mbrëmë në Qendrën Prudentiale në Newark të New Jerseyt.


Panhilason, e cila ndiçet nga mbi 100 mijë ndjekës në rrjetin social, Instagram, ka ndarë me fansat emrin e kreatores kosovare, që e bëri tejet të veçantë.

69543470 2415878128488344 238990809486065664 n Tiffany Panhilason me veshje të Lia Stubllës në MTV VMAs 2019 (Foto: Instagram)

Përveç Tiffany, edhe shumë emra të tjerë të huaj kanë zgjedhur që për evente të ndryshme të veshen me fustanet e Lias.

Ndërkohë, muaj më parë është motra e Cardi B-së dhe aktorja e famshme amerikane, Naturi Naughton, që ia besuan dukjen e tyre stilistes Stublla. /Telegrafi/

GettyImages 1170414191 Tiffany Panhilason me veshje të Lia Stubllës në MTV VMAs 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for MTV)

GettyImages 1170405950 Tiffany Panhilason me veshje të Lia Stubllës në MTV VMAs 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for MTV)

GettyImages 1170405876 Tiffany Panhilason me veshje të Lia Stubllës në MTV VMAs 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for MTV)