Aktori shqiptar, Florian Dine, ka rrëfyer jetën e vështirë që ka kaluar në Greqi, pas largimit nga Shqipëria.
Dine tha se në fëmijëri është përballë me racizëm dhe ngacmime për shkak se ishte shqiptar. Madje ka treguar se pronarët kur shkonin për të gjetur shtëpi, kur merrnin vesh se ishin shqiptarë i nxirrnin jashtë.
“Ishin kohë të vështira për të gjithë emigrantët në atë kohë. Kishte shumë vështirësi. Në çdo shtëpi ku shkonim na paragjykonin sa thoshim se ishim shqiptar. Ndoshta edhe unë do ta bëja nëse do të isha grek. Nuk i kisha mbushur pesë vjeç, ca gjëra i kuptoja. Dëgjoja që në fillim që thoshin po për shtëpinë dhe më pas jo. Pyesja mamanë pse flemë jashtë, nuk kemi një shtëpi? Rrinim në një park në fillim. Çfarë do më thoshte ajo e shkreta mua? Nuk kishte se çfarë të më thoshte”, tha aktori.
Më pas tregoi se në shkollë i kanë urinuar çantën dhe ai nuk bënte gjë, pasi ishte shumë i urtë.
“Tani i kam shokë dhe jemi familje. Por, në atë kohë, fëmijët çfarë dëgjonin në shtëpi, vinin dhe i bënin në shkollë. Në fillim më urinonin çantën, nuk bëja gjë, kam qenë shumë i urtë. Erdhi mamaja në shkollë, u bë një debat i madh. Mamatë e tjera thoshin se do na i çojë djemtë në burg, ça do bëhet kur të rritet. Por ja ku jam sot”, shtoi Dine.
Ky i fundit u shpreh se nuk e mendonte kurrë se do bënte karrierë, por sapo rritësh ikën edhe racizmi.
“Unë tani duke u rritur e duke parë të gjitha këto sfidat, nuk besoja se do futesha në TV, është edhe e vështirë. E vështirë nga gjendja ekonomike dhe filmat. Por në art, janë njerëz më të sjellshëm, më të kulturuar, e bëja punën dhe më merrnin, nuk kam patur probleme. Shumë herë kam vajtur e nuk më kanë marrë si aktor, por jo për racizëm. Kur kam punuar në punë të tjera e kam ndjerë atë pjesë. Por kur fillon dhe bën emër, nuk të ngacmon njeri, se fillon e merr nga ti”, tha aktori shqiptar.
Ai u shpreh se në asnjë moment nuk ka tentuar që të mos e tregojë origjinën e tij. Madje kur e pyesin se si ndihesh si shqiptar në Greqi, ai u përgjigjet: “Si ndihet një italian apo amerikan në Greqi”. /TCh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kundër flokëve të gjatë

GJUHA SHQYPE

Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

KUR U KTHEVA

“Fjalori i homonimeve në gjuhën shqipe”, rezultat i bashkëpunimit të një studiuesi nga Shqipëria dhe një tjetri nga Kosova

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij