"Home Alone" është pa dyshim një nga filmat më të mirë festiv të të gjitha kohërave.

Në fakt, "Home Alone 2" është gjithashtu një kryevepër. "Home Alone 3" dhe 4? - Jo aq shumë, por gjithsesi nuk ka njësi matëse për të thënë "ky është më i mirë ose tjetri".


Pra, imagjinoni gëzimin tonë kur zbuluam se aktori i njohur Macaulay Culkin, kishte përsëritur rolin e tij të Kevin McCallister!

kev2

30 vjet pasi u publikua filmi i parë, aktori luan në një reklamë të Google me temën e filmit "Home Alone" dhe është e pabesueshme!

Reklama në fjalë e realizuar për kompaninë gjigante Google, e rikthen Kevinin në rolin e dikurshëm, veshur me rrobat e njëjta sikur atëherë, ndërsa luan në moshë madhore të njëjtat skena që kishte realizuar kur ishte fëmijë.

Ai gjithashtu përdor rrengjet e tij për të ngritur 'Operacionin Kevin', për të trembur banditët e bezdisshëm që tentojnë të hynë në shtëpi.

Sapo videoja e reklamës u publikua në rrjetet sociale, Twitter dhe Youtube uu vërshuan nga miliona komente të fansave të zjarrtë të këtij filmi. /Telegrafi/

kevin Macaulay Culkin (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)