Aktori i njohur, Johnny Ortiz është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale 'tentim vrasje'.

Ortiz, i cili kishte luajtur në filmin “Breaking Bad” dhe McFarland në Shtetet e Bahkuara të Amerikës, tashmë është nën arrest, shkruan Daily Mail.


Sipas deklaratave, aktori i njohur kishte tentuar të vriste një person, të quajtur Brian Duke, që përshkruhet si njëri ndër pjesëtarët e një grupi kriminal.

30978832 0 image a 28 1595254634595

Ndërsa, edhe një person tjetër, Armando Miguel Navarro ka akuzuar aktorin për një tjetër tentim vrasje.

Dokumentet tregojnë se një vepër e tillë është bërë për benefite personale, përfshirë edhe nga grupet kriminale.

30978830 0 image a 27 1595254630814 1

Ortiz përndryshe i është caktuar edhe gjoba me vlerë prej 1.120.000 dollarë.

GoFoundMe kishte kontaktuar familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur se tashmë është në burg, ndërsa po pret që të shpallet i pafajshëm. /Telegrafi/