Komuna e Mitrovicës ka aktivizuar ekioskun elektronik për shërbime administrative në Stacionin e Autobusëve, me qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve te procedurat dhe dokumentet komunale.

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Alban Fejzullahu, së bashku me stafin, tha se ky hap synon të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve dhe të lehtësojë qytetarët, duke u mundësuar atyre kryerjen e shërbimeve administrative pa pasur nevojë të vizitojnë drejtpërdrejt zyrat e komunës.


“Ky ekiosk është një mundësi e re për qytetarët që të kryejnë shërbime në mënyrë më të shpejtë dhe të lehtë, duke rritur efikasitetin e punës administrative në Komunën tonë”, tha Fejzullahu.

Ekiosku ofron shërbime të ndryshme administrative, duke synuar lehtësimin e procedurave dhe qasje më të shpejtë te shërbimet publike për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. /Telegrafi/