Aktivistja Kamberi: Mediat serbe deformojnë kuriozitetin fetar të ushtarëve amerikanë

Mediumi serb “Nportal”, ka publikuar një lajm me titull që pretendon se ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë pranuar fenë ortodokse.
Për këto raportime ka reaguar në rrjetin social "X", aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi.
Kamberi thekson se interesimi i ushtarëve ka qenë thjesht i natyrës së thjeshtë për fenë, por po përdoret si mjet propagandistik nga mediat serbe, të cilat ajo i cilëson të kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ajo ka theksuar rëndësinë e kontekstit historik të Kishës Ortodokse Serbe, duke u referuar lidhjeve të saj me figura të dënuara për krime lufte, përfshirë Ratko Mladiq dhe Radovan Karadzhiq, dhe me individë të përfshirë në pastrime etnike gjatë luftërave të viteve 1990.
Kamberi paralajmëron se pa këtë kontekst, perceptimi mbi ngjarjet mund të jetë i deformuar dhe mashtrues.
Reagimi i saj ka tërhequr vëmendjen edhe të ish-eurodeputetes Doris Pack.
“Fatkeqësisht, Jezusi Krishti është më pak i rëndësishëm se Kombi në kishën Ortodokse”, replikoi Pack në postimin e Kamberit në rrjetin social "X".
Ndërkaq, Kamberi ka theksuar gjithashtu se pretendimet e saj mund të verifikohen lehtësisht përmes artikujve të ndryshëm në internet që trajtojnë skandalet dhe lidhjet e Kishës Ortodokse Serbe me figura politike dhe ushtarake të njohura.
Serbian media controlled by @avucic are presenting the simple curiosity of some KFOR soldiers about Orthodoxy as “conversion” or a “done deal.” In reality, it’s merely straightforward interest in religion, but it’s being used as propaganda.
It should be emphasized that every… pic.twitter.com/1TuawVQ2i8
— Kaltrina Kamberi (@ThisisKaltri) March 28, 2026




















































