LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për mos deklarim të pasurisë ndaj një zyrtareje në Prizren 

Aktakuzë për mos deklarim të pasurisë ndaj një zyrtareje në Prizren 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.I, zyrtare e lartë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, nga data 01.03.2021 deri më 31.03.2021, e pandehura S.I., në cilësi të zyrtarit të lartë publik, këshilltare e Asamblesë Komunale në Prizren, duke qenë e detyruar të bëjë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, edhe përkundër faktit që paraprakisht ishte njoftuar përmes e-mailit zyrtar më datë 03.03.2021, e njëjta nuk ka bërë deklarimin e rregullt të pasurisë brenda afatit të paraparë ligjor dhe mos deklarimin e pasurisë nuk ka mundur që ta arsyetoj.

Me këto veprime e pandehura S.I., ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Drejtësi
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Drejtësi

"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

Lajme
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Lajme
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Lajme
Kalo në kategori