LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj pesë policëve për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Aktakuzë ndaj pesë policëve për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve B.H., E.K., A.L., E.K.,  dhe E.G., për shkak të veprave penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, si dhe, “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, nga Gjykata Themelorë në Gjakovë.

Sipas aktakuzës, më 04 shkurt 2021, në Gjakovë, të pandehurit B.H., E.K., A.L., E.K.,  dhe E.G., duke vepruar në bashkëkryerje, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, keqpërdorin autorizimet e tyre duke keqtrajtuar, frikësuar e fyer rëndë, personin tjetër, të dëmtuarin B.B.


“Ditën kritike, pasi të pandehurit e vërejnë se i dëmtuari nuk i përmbahet sinjalizuesit të semaforit, të njëjtit i vihen pas me veturën e tyre zyrtare, ku i dëmtuari së pari nuk ndalet por pas një kohe ndalon, del nga vetura duke iu kërkuar falje zyrtareve policore dhe iu thotë se është i sëmure. Njëri zyrtar policorë menjëherë e godet me grusht në kokë duke e rrezuar në tokë,  dhe më pas te gjithë bashke e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte e shqelma në koke e pjese te ndryshme te trupit”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime ata kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, nga neni 195 paragraf 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Gjithashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, të pandehurit  B.H., E.K., A.L., E.K.,  dhe E.G., duke vepruar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, me dashje i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor, të dëmtuarit B.B., duke e goditur së pari në kokë, ku pas rrëzimit në tokë e kanë goditur me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndrydhje të indeve të buta të kraharorit, thyerje të brinjëve, gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e veshit e të nofullës, e dëmtime të tjera të përshkruara në ekspertizën mjeko ligjore të grupit të ekspertëve”, sqarohet tutje.

Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, nga neni 186 paragrafi 1, nen paragrafi 1.3., lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit  të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori