Aktakuzë ndaj personit që ofroi material pornografik tek personat nën moshën 16 vjeçare

Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një komunikate për media njofton se ka ngritur aktakuzë kundër L.K., nga Gjakova, për veprën penale “ofrimi i materialit pornografik i personave nën moshën 16 vjeç “.
“Nga 21.05.2017 deri 28.12.2018, dhe në vazhdimësi i pandehuri L.K., me qëllim të caktuar iu dërgon të miturave nga Republika Çeke, fotografi dhe video me përmbajtje pornografike, duke ekspozuar organet e tij gjenitale dhe të njëjtën gjë ka kërkuar edhe nga ana e tyre”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë themelore të Gjakovës.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
Bëhet e ditur se prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri L.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
































