LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në ISIS

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në ISIS

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit A.K. për shkak të veprës penale ”Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri A.K. në kohë të pavërtetuar të muajit korrik të vitit 2014, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, ashtu që nga Aeroporti Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë, ka udhëtuar për në Stamboll dhe më pastaj me linjë tjetër të autobusit ka shkuar në qytetin Gazientep.

I pandehuri A.K. sipas udhëzimeve të pjesëtarëve të ISIS-it, pasi që është vendosur në një shtëpi me disa persona të tjerë kanë kaluar kufirin në këmbë duke arritur në qytetin Raqa dhe pasi që është regjistruar në ISIS, ka vijuar trajnimet taktike dhe luftarake me armë të zjarrta, më pastaj ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, fillimisht si anëtarë i batalionit “ABU MUSAB”ZARQAËI”, e që në tetor të vitit 2015, është transferuar në batalionin “UMAR HATTAB” në Damaskus.


Ndërkaq, në pranverë të vitit 2016, gjatë një sulmi në aeroportin ushtarak “AL-DAMAY”, për derisa ishte me automjet me pjesëtarë të tjerë të ISIS-it, kanë hasur në një minë tokësore ku është plagosur rëndë në kokë dhe pas 4 muajve qëndrimi në spital është aktivizuar në policinë ushtarake të ISIS-it, ku edhe me 29.12.2017, i pandehuri është arrestuar nga forcat demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më datë 19.04.2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me këto veprime i pandehuri A.K. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par. 2 të KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori