Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve, A.N, M.P, Xh.Th dhe S.G, për veprën penale “Grabitje”.
Sipas aktakuzës, më 30 nëntor të vitit 2017 dhe më 15 prill të vitit 2018, katër të pandehurit, A.N., M.P., Xh.Th., dhe S.G., në bashkëkryerje kishin grabitur dy herë një depo të materialeve ndërtimore, pronë e të dëmtuarit V.M, në fshatin Isniq të komunës se Deçanit.
“Në rastin e datës 30 nëntor të vitit 2017, katër të pandehurit,në bashkëkryerje duke hyrë në depon e materialeve ndërtimore ‘Lira-M’, të maskuar dhe të armatosur, fillimisht e shtrinë për tokë të rojën e depos, të dëmtuarin B.SH., arrijnë t’i marrin shumën prej 2000 (dymijë) euro dhe një qafore të arit në vlerë prej 800 (tetëqind) euro, e ku me pas të dëmtuarit në fjalë ia lidhin duart pas shpinës dhe me çelës ia mbyllin derën e depos dhe largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në rastin e 15 prill të vitit 2018, sipas aktakuzës, katër të pandehurit, A.N., M.P., Xh.Th., dhe S.G., në bashkëkryerje të pajisur me maska në fytyrë dhe armë, në të njëjtën depo të materialeve ndërtimore, pasi hyjnë brenda depos së lartcekur, e godasin dhe e lidhin rojën e depos, të dëmtuarin Xh.Z., ku me pas arrijnë të marrin shumën e të hollave prej 300 euro dhe disa pajisje tjera në vlerë prej 200 euro.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë