LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë e re ndaj kundërshtarit të Putinit – Navalny mund të dënohet me 30 vjet burg

Aktakuzë e re ndaj kundërshtarit të Putinit – Navalny mund të dënohet me 30 vjet burg

Gjykata e qytetit të Moskës do të mbajë një seancë paraprake më 31 maj në një çështje të re penale kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.

Ai po akuzohet se është përfshirë në nxitje ndaj ekstremizmit, sipas dokumenteve zyrtare të publikuara në internet, raporton skynews.


Navalny, i cili u bë i njohur duke përbuzur elitën e presidentit rus, Vladimir Putin dhe duke pretenduar për korrupsion të madh, tha në muajin prill se kundër tij ishte hapur një rast “absurd” terrorizmi që mund ta dënonte atë me 30 vjet të tjera burg.

Udhëheqësi i opozitës po vuan tashmë dënime të kombinuara prej 11 vjet e gjysmë për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës në një burg të sigurisë maksimale, me akuza që ai thotë se ishin të sajuara për t’i mbyllur gojën.

Fondi i tij kryesor Kundër Korrupsionit janë ndaluar në Rusi duke u cilësuar si “ekstremiste”.

Akuzat kundër Navalny lidhen me gjashtë nene të ndryshëm të kodit penal rus, duke përfshirë ato për “rehabilitimin e nazizmit”, “organizimin e një komuniteti ekstremist”, “bërjen e thirrjeve publike për të kryer veprimtari ekstremiste” dhe nxitjen e qytetarëve për të shkelur ligjin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Të dhënat tregojnë se Rusia

Të dhënat tregojnë se Rusia "humbi 1000 ushtarë nga fusha e betejës çdo ditë muajin e kaluar"

Botë
Biden dhe Trump do të përballen në debatin e parë presidencial në SHBA – krejt çfarë dihet deri më tani

Biden dhe Trump do të përballen në debatin e parë presidencial në SHBA – krejt çfarë dihet deri më tani

Amerika
Më shumë se 400,000 njerëz thuhet se

Më shumë se 400,000 njerëz thuhet se "braktisën" Kishën Katolike të Gjermanisë vitin e kaluar

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
Kalo në kategori