LAJMI I FUNDIT:

Aksioni policor në Shtërpcë – sekuestrohen dosjet e strukturave paralele të Serbisë

Aksioni policor në Shtërpcë – sekuestrohen dosjet e strukturave paralele të Serbisë

Të gjitha dosjet e strukturave paralele të Serbisë janë sekuestruar gjatë aksionit të sotëm në Shtërpcë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Aksion i gjerë i policisë në Shtërpcë, sekuestrohen kamerat e vendosura nga strukturat ilegale
Lexo po ashtu Aksion i gjerë i policisë në Shtërpcë, sekuestrohen kamerat e vendosura nga strukturat ilegale

“Jemi duke e zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim te dokumentacionit dhe pajisjeve në objektin e strukturave ilegale. Janë sekuestruar të gjitha dosjet”, deklaroi ai.


Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria në Ferizaj përmes një komunikate për media tha se ende nuk ka persona të arrestuar.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori